Lajm bombastik, Rade Krunic largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.
Mesfushori boshnjak, Rade Krunic është i lidhur javët e fundit me një largim nga Milani dhe në janar 30-vjeçari do të largohet përfundimisht nga San Siro.
Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se rivalët e Milanit kanë shfaqur interesim për Krunic.
Sipas mediave italiane, Roma synon afrimin e Krunic në janar dhe Giallorosët ia kanë ofruar Milanit kartonin e Spinazzolës dhe 3 milionë euro.
Milan kërkon 8 milionë euro për ta lënë të lirë Krunic, por Spinazzola do të ishte një përforcim ideal për repartin e mbrojtjes dhe nuk ia kanë mbyllur derën ofertës së Romës.
Bisedimet do të vijojnë ditët në vijim dhe Krunic sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Romës.