Milan pranë goditjes së dytë për merkaton e janarit.
Merkato e janarit ka filluar dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Milan që, sipas raportimeve të fundit, Rosonerët janë pranë goditjes së dytë për afatin kalimtar të janarit.
Pas rikthimit të Matteo Gabbias, Milan është vënë në ndjekje të mbrojtësit të Veronës, Filippo Terraciano.
Terraciano po bën një sezon të mirë te Verona ku ka luajtur 19 ndeshje dhe ka bërë 1 asist.
20-vjeçari është mbrojtës i krahut të djathtë, por mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes, por edhe në mesfushë.
Agjenti i Terracianos, ndodhet në Casa Milan për të finalizuar marrëveshjen, ndërsa për kartonin e tij Milan pritet të paguajë 5 milionë euro.
👀 The agent of Filippo Terracciano has arrived at Casa Milan
📹 @AlfredoPedulla pic.twitter.com/W4OWCehuwV
— SempreMilan (@SempreMilanCom) January 2, 2024