Piotr Zielinski ka zgjedhur që në verë të transferohet te Interi si lojtar i lirë, teksa aventurës së tij me Napolin duket se tashmë i ka ardhur fundi.
Por kjo nuk do të jetë e vetmja goditje “free” e merkatos së verës nga zikaltrit, me Marotën që duket se ka arritur një tjetër marrëveshje.
Bëhet fjalë për mbrojtësin portugez të Lille, Tiago Djalo, i cili ka qenë pjesë e akademisë së Milanit.
Kjo e fundit, së bashku me Juventusin gjithashtu shfaqën interes ndaj 23-vjeçarit, por duket se ai ka kërkuar që të ketë bisedime vetëm me Interin dhe çdo gjë pritet të mbyllet gjatë muajve në vazhdim.