Radu Dragusin tek gjiganti italian.
Qendërmbrojtësi rumun, Radu Dragusin, po shkëlqen te Genoa këtë sezon dhe falë paraqitjeve mbreslënëse ka përfunduar në orbitën e gjigantëve europian.
Interesim për Dragusin kanë shfaqur Barcelona dhe Tottenham, ndërsa në Itali, Milan dhe Napoli.
Genoa kërkon 35 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërsa Tottenham ditët e fundit ka dërguar një ofertë prej 22 milionë eurove.
Napoli ka bërë një ofertë më të mirë se ajo e Tottenham duke i ofruar Genoas 20 milionë euro dhe kartonin e Leo Ostigaard.
Kartoni i Ostigaard kap vlerën e 10 milionë eurove dhe Napoletanët janë në pole position për të siguruar shërbimet e Dragusin.