BOMBË: Bayerni transferon dyshen e Milanit për €150m

Milan mbulohet me para, Bayerni transferon dyshen e Rosonerëve për 150 milionë euro.

Milan dhe Mike Maignan duket se do t’i ndajnë rrugët në verë, pasiqë bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur.

Kontrata aktuale e Maignan skadon në vitin 2026, ndërsa Rosonerët i kanë ofruar francezit kontratë të re me pagë prej 5 milionë eurove në sezon deri në vitin 2028.

Por Maignan ka kërkuar pagë prej më së paku 8 milionë eurove në sezon, kërkesë kjo e cila nuk përputhet me politikën e pagave të Milanit.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Bayerni synon transferimin e Maignan në merkaton e verës, por kjo nuk është e gjitha.

Përveç Maignan, Bavarezët synojnë edhe afrimin e Fikayo Tomorit dhe për dyshen e Milanit janë të gatshëm të ofrojnë 150 milionë euro. Rosonerët vështirë se do ta refuzojnë një ofertë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here