Fanella e parë e Interit për sezonin 2024-2025 mund të mos ketë vija vertikale zikaltër.
Do të ishte një revolucion i vërtetë për klubin milanez, i cili pavarësisht se ka ndryshuar shpesh ‘lëkurën’ edhe në fanellën e parë në vitet e fundit, tani mund të shohë fanellën tradicionale të ndryshuar rrënjësisht.
Bazuar në thashethemet e raportuara nga faqja e specializuar e internetit Footy Headlines, sezonin e ardhshëm vijat klasike zikaltër në uniformën e parë mund të zhduken përsëri plotësisht: fanella do të shfaqë ngjyrat tradicionale me vija me efekt kamuflazhi, ndërsa ngjyra e bardhë do të përdoret për logot.
💣💣💣 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Inter Milan 24-25 Home Kit to Feature Revolutionary Design: https://t.co/g1R76tKdw9
— Footy Headlines (@Footy_Headlines) January 3, 2024
Fanella mund të jetë paksa e ngjashme, si dizajn, me të tretën e Manchester United 2020/2021, megjithëse vijat do të jenë më të rregullta. Vijat do të jenë të zeza, me sfondin e fanellës blu.
Hedhja në treg është planifikuar për në korrik 2024. Do të ishte ende një ndryshim historik për Interin, i cili e ka modifikuar fanellën e parë në disa raste, por kishte lënë vertikalitetin si parim.
Nëse thashethemet konfirmohen, fanella e Interit do të jetë shumë e veçantë dhe në një farë mënyre mjaft befasuese: do të jetë gjithmonë me ngjyrë të zezë dhe blu, por do të ketë një efekt kamuflimi që nuk është parë kurrë më parë.
Menjëherë pas publikimit nga uebsajti i specializuar Footy Headlines, shumë tifozë të Inter-it në rrjetet sociale shfaqën më shumë se një dyshim se nuk e panë të respektuar fanellën klasike me vija vertikale.