Interi ka fituar 2-1 ndaj Veronës ndeshjen e parë për vitin 2024, pas një fundi dramatik të duelit.
Një fitore që nuk do të kalojë pa polemika, pasi skuadra mike pretendon se gjyqtari ka gabuar duke akorduar golin e Fratezit në minutën e tretë shtesë të takimit.
I të njëjti mendim është edhe ish-gjyqtari Luka Mareli, i cili është tashmë ekspert i moviolës në studion e ”DAZN”.
“Ky është një gol për të cilin do të diskutohet shumë. Ka një faull të Bastonit ndaj Duda, me mbrojtësin e Interit që e sheh dhe i jep një goditje të lehtë me bërryl. Lojtari i Veronës e thekson shumë, por fakti nuk ndryshon. Ky gol duhej anuluar pas faullin e Bastonit ndaj Duda”, tha ai.
😬 Polémica en el 2-1 del Inter vs Verona:
El Verona reclama un codazo de Alessandro Bastoni segundos antes del gol.
😤🗣️ Sean Sogliano, director deportivo del Verona: “Es imposible que no lo haya anulado el VAR. Es un error muy grave”.
¿Qué os parece…? pic.twitter.com/mILheN4Yz6
— Fútbol Italiano 🇮🇹 (@FT_Italiano) January 6, 2024
Si pasojë e protestave të Veronës për golin që u akordua për Interin, Lazoviç u ndëshkua me karton të kuq.