Kristjan Asllani po përflitet se mund të largohet nga Interi për shkak se te zikaltërtit nuk ka ato minutat e dëshiruara.
Për mesfushorin ka interes nga ekipet të tjera në Serie A.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se përveç Fiorentinës që ka një interesim konkret për Asllanin, edhe Lazio kërkon të bëjë bashkë dy shqiptarë.
Skuadra e Elseid Hysajt është e gatshme të ofrojë 10 milionë euro për shërbimet e Asllanit dhe një lojtar në shkëmbim.
Siç duket merkatoja e janarit do të jetë e zhurmshme për mesfushorin e kombëtares dhe mbetet të presim në ditët në vijim për të mësuar më shumë rreth kësaj piste.
Kujtojmë se 21-vjeçari ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2027, teksa këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje mes Kupës, kampionatit dhe Champions League, në total 411 minuta.