Inter për shopping te Zonja e Vjetër.
Merkato e janarit ka filluar dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Interi që, sipas raportimeve të fundit, ka gati goditjen e dytë për këtë afat kalimtar.
Pavarësisht se po zhvillojnë një sezon spektakolar, Lautaro Martinez e Marcus Thuram, nuk mjaftojnë për sulmin e Inter, me zëvendësuesit, Marko Arnautovic e Alexis Sanchez, që janë të pavlefshëm në fushën e blertë, ku nuk po arrijnë dot të ambientohen te skuadra zikaltër, duke i detyruar këta të fundit të mendojnë për ndërhyrje në merkato.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, në radarët e Inter ka hyrë bomberi i Juventusit, Moise Kean, i cili nuk bën pjesë në planet e Allegrit për pjesën e dytë të sezonit.
Te Inter po mendojnë për huazimin e Kean deri në verë dhe së shpejti pritet të fillojnë bisedimet me Juventusin.