Milan “pa frena” në merkato, Rosonerët transferojnë edhe dy yje

Eliminimi nga Champions League dhe 9 pikë më pak se Interi kryesues në kampionat, kanë nxjerrë në pah limitet e organikës së Milanit, teksa drejtuesit e klubit kuqezi janë hedhur vrullshëm në merkato për të kompletuar grupin.

Kështu deri tani Milani ka shtuar në grupin e drejtuar nga trajneri Pioli dy mbrojtës, Matteo Gabbian, i cili u rikthye para kohe nga huazimi te Villareali dhe Filippo Terraccianon, i cili u ble nga Verona dhe firmosi për 5 sezone.

Por duket se kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të ndalen, pasi media italiane raporton se në listën e drejtuesve të Milanit tashmë është një tjetër futbollist i Veronës.

Bëhet fjalë për sulmuesin Cyril Ngonge, i cili ka shënuar 5 gola në 18 ndeshje dhe shihet si një futbollist mjaft premtues, për faktin që është vetëm 23 vjeç.

Kuqezinjtë duan të përfitojnë nga situata e vështirë ekonomike e Veronës, që po shet thuajse të gjithë titullarët, por për Ngonge duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Fiorentinës, që ka ofruar 8 milionë euro për kartonin e belgut.

Ndërkohë ëndrra e vërtetë e merkatos së Milanit është mbrojtësi italian i Torinos, Alessandro Buongiorno.

Ky i fundit po spikat me torinezët dhe ka debutuar edhe në kombëtaren italiane, teksa shumë shpejt ka përfunduar në radarët e disa klubeve të Serisë A.

Megjithatë Giorgio Furlani ka nisur tashmë edhe kontaktet zyrtare me Torinon, me shpresën për të arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të talentuar italian.

Synimi i Milanit është që të bllokojë Buongiornon që në janar dhe ta lërë te Torino në huazim deri në fund të sezonit.

Me dy përforcimet, pro edhe me emra të tjerë që pritet t’u bashkohen kuqezinjve, i mbetet Piolit të bëjë punën e duhur për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon që nuk ka nisur aspak ashtu siç pritej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here