Milan nuk humbet kohë në këtë periudhë të merkatos së janarit dhe pas transferimeve të Terracionos dhe rikthimit të Gabbias, drejtuesit kuqezinj bëjnë gati goditjen e radhës.
Do jetë sërish një mbrojtës që pritet të plotësojë edhe më shumë organikën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Stefano Pioli.
“Djalli” po lëviz me shpejtësi për Lilian Brassier që aktivizohet në Ligue 1 me skuadrën e Brest. 24-vjeçari ndiqet prej kohësh nga shefi i skautëve të Milanit, Geoffrey Moncada.
Sipas Calciomercato, Milan ka arritur marrëveshje me Brassier dhe tani mbetet që të arrihet marrëveshja edhe me Brest.
Klubi i Ligue 1 është i gatshëm ta lërë të lirë mbrojtësin për një ofertë që varion nga 10 deri në 12 milionë euro.