Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe duket se një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata në verë është futur në radarët e zikaltërve.
Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski thuhet se ka arritur një marrëveshje verbale me Interin përpara një transferimi të mundshëm me kosto zero verën e ardhshme.
Kontrata e polakut me Napolin skadon në qershor 2024 dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Interi është destinacioni më i mundshëm për të sezonin e ardhshëm.
Lajmi pretendon se Inter dhe Zielinski kanë arritur një marrëveshje verbale për një kontratë 4.5 milionë euro në vit deri në qershor 2027.
Sipas Gazzetta-s, asnjë klub nuk ka arritur të barazojë propozimin e Interit, as Napoli me një ofertë për rinovim të kontratës dhe as Juventusi.
Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se operacioni është përfunduar dhe se Zielinski do t’i bashkohet Interit në 2024-2025.
Zikaltrit kishin arritur gjithashtu një marrëveshje verbale me mbrojtësin e Lille, Tiago Djalo për një transferimi me kosto zero në qershor, por Juventus mundi konkurrencën e rivalëve duke arritur një marrëveshje me klubin francez për janarin.