Marrëveshja është arritur, Milan me trajner të ri.
Stefano Pioli dhe Milan do t’i ndajnë rrugët në verë. Trajneri italian e mban këtë pozicion që nga tetori i 2019-ës dhe tani, pak më shumë se katër vjet pas emërimit të tij, ai mund të shkarkohet.
Shkak janë në radhë të parë rezultatet e këqija, por edhe numri i madh i dëmtimeve me të cilat skuadra e Milanit duhet të përballet këtë sezon.
Pas 19 xhirove të Serie, Milani është në vendin e tretë në renditjen e kampionatit, gjë që në vetvete nuk do të ishte problem i veçantë nëse Interi i parë nuk do të kishte 9 pikë më shumë, ndërsa i dyti Juventus shtatë më shumë.
Milani nuk bëri emër as në grupin e Ligën e Kampionëve. Ai përfundoi i treti pas Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain, por përpara Neëcastle, duke siguruar kështu një paraqitje në fazën eliminatore të Ligës së Evropës
Për shkak të mos-kalimit të grupit në Ligën e Kampionëve dhe eliminimit të hershëm nga gara për titull, por edhe faktit që Pioli refuzon të shkarkojë fizioterapistët dhe mjekët e ekipit të tij që konsiderohen përgjegjës për krizën e dëmtimeve në krye të klubit, Milani po përgatit një ndryshim në stol.
Sipas mediave italiane, Milan ka arritur marrëveshje me Antonio Conten dhe 54-vjeçari do ta merr drejtimin e Rosonerëve në verë.
Conte madje ka nisur të punojë me drejtuesit për lojtarët që dëshiron t’i ofrojë në skuadër gjatë merkatos së verës.