E konfirmon Fabrizio Romano, Juventus siguron super goditjen e parë për merkaton e janarit

HERE WE GO, Juventus siguron përforcimin e parë për këtë afat kalimtar.

Merkato e janarit ka nisur dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Juventusi që ka siguruar përforcimin e parë

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Juventus ka siguruar shërbimet e Tiago Djalo.

Qendërmbrojtësi portugez pritej t’i bashkohet Interit në verë, por Biankonerët ia kanë rrëmbyer rivalëve të tyre.

Juventus dhe Lille do ta finalizojnë marrëveshjen javën që vjen, ndërsa Djalo do të firmos kontratë me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2028.

Për kartonin e portugezit Juventus do të paguaj 3.5 milionë euro dhe Lille do të posedoj 10% të kartonit nga shitja e Djalo në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here