Një tjetër derbi në merkato.
Përveç garës për Scudetto, Juventus, Inter dhe Milan duelojnë shpeshherë edhe në merkato.
Tiago Djalo dukej një lojtar që i ishte premtuar Interit për verën e ardhshme, por Biankonerët kanë siguruar transferimin e tij gjatë këtij afati kalimtar, duke mposhtur kështu zikaltrit.
Tuttosport, shkruan se pas Djalo, Juventus synon tia rrëmbejë edhe Milanit objektivin në merkato.
Sipas Tuttsport, Biankonerët janë përfshirë në garë për talentin serb, Matija Popovic, i cili është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Milani.
Giuntoli ka zhvilluar një takim me agjentin e Popovic për ta bindur atë që t’i bashkohet Zonjës së Vjetër.
Kush është sulmuesi në fjalë? I lindur më 8 janar 2006 në Altötting, Gjermani, Matija Popovic është megjithatë me kombësi serbe.
Një mesfushor-sulmues i aftë për të luajtur në të djathtë të sulmit tresh apo edhe si sulmues qendror, duke demonstruar fleksibilitetin e tij të madh në repartin ofensiv.