E BUJSHME: Jose Mourinho drejt shkarkimit, Roma me trajner të ri

Humbja ndaj Milanit ka tronditur ndjeshëm stolin e Jose Mourinhos.

Brenda një jave ai kaloi nga thashethemet për rinovim në thashethemet për një largim të mundshëm.

Në mes ishte Lazio, me një tjetër derbi të humbur dhe me pasojë eliminimin në Kupën e Italisë që e kthyen situatën në disfavor, teksa disfata ndaj Milanit i dha një tjetër kolpo të fuqishëm.

Gjasat janë të mëdha që së shpejti të vijë dhe “divorc” mes palëve. Në orët në vijim tabloja do të jetë më e qartë, por tashmë në mediat italiane kanë nisur të qarkullojnë zërat e parë për zëvendësuesin e mundshëm të Mourinhos.

Lista e kandidatëve për stolin e kryeqytetasve, me sezonin tashmë kaq të orientuar, është e pakët, por Daniele De Rossi , djali i preferuar i qytetit, është një njeri që nuk ka reshtur së qeni i gatshëm për të drejtuar Romën.

Pritet me mjaft kuriozitet të shihet se çfarë do të ndodhë. Por sot hendeku është më i madh se kurrë dhe marzhi i gabimit është reduktuar në zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here