Lajm bombastik nga Italia, Pioli largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.
Aventura e Stefano Piolit në krye të Milanit duket se do të përfundojë në fund të sezonit aktual.
Rezultatet zhgënjyese kanë bindur pronarët e kuqezinjve të ndryshojnë në fundin e sezonit.
Jashtë Champions League dhe jashtë Kupës së Italisë, me Interin kryesues 9 pikë larg pas fazës së parë të Serisë A: Sezoni i Milanit deri tani nuk ka qenë i kënaqshëm dhe gjithçka po çon drejt një divorci në verë pas katër vitesh.
Sportmediaset, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Pioli sezonin e ardhshëm mund ta drejtojë një tjetër gjigant italian.
Sipas Sportmediaset, Pioli është kandidati kryesorë për të marrë drejtimin e Romës, në rast se De Rossi nuk i përmbush pritshmëritë.
De Rossi ka firmosur me Romën deri në fund të sezonit dhe vazhdimsia e tij në stolin e Giallorosëve do të varet nga rezultatet.