Lajm bombastik nga Italia, Arabët në bisedime për ta blerë klubin e Serie A.
Ditën e djeshme La Reppubblica, lëshoi një lajm bombastik, duke raportuar se fondi arab PIF, është në bisedime për blerjen e Milanit.
Mësohet se Milan ka përfunduar në shenjëstrën e fondit PIF, ai që menaxhon skuadrën e Newcastle në Premier League.
Arabët kanë disa ditë që kanë zbarkuar në Itali për të parë terrenin ku do të punojnë për kryerjen e këtij operacioni.
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë arabët janë në bisedime edhe me një tjetër gjigant italian.
Përveç Milanit, fondi PIF është në bisedime edhe për blerjen e Romës, në rast se nuk arrijnë marrëveshje për blerjen e Rosonerëve.
Arabët duan të marrin shumicën e aksioneve nga Gerry Cardinale, pronari i kompanisë RedBird dhe në rast se ky i fundit nuk pranon t’ia shesë shumicën arabëve, ata do të kthejnë vëmendjen kah blerja e Romës.