Milan i mbytur në borxhe, Theo Hernandez largohet për €70m

Milan sakrifikon Theo Hernandezin.

Theo Hernandez ka mbajtur profil të lartë në ekipin e Milanit, pavarësisht pozicionit si mbrojtës linje.

Deklaratat me nota të larta besnikëri ndaj kuqezinjve kanë ndryshuar kohët e fundit, duke ia lënë radhën pasigurive.

Bayern Munich trokiti verë e shkuar në bordin e milanezëve, por italianët u treguan kategorik, duke refuzuar çdo ofertë.

Problemet ekonomike, të shoqëruara me borxhe në shuma të frikshme kanë ndezur sirenat e “alarmit” në ekipin e Stefano Piolit.

Bëhet fjalë për 250 mln euro që priten të shlyhet nga 19 herë kampionët e Italisë. Nëse mungon transferimi i kësteve të prapambetura, FIFA do futet në lojë, duke sanksionuar në tregun e transferimeve, çka do i bllokonte Milanit blerjen e lojtarëve.

Sipas “Corriere dello Sport”, Bayern Munich nuk po gjen qetësi me mbrojtësin Alfonso Dejvis dhe afrimi i Teo Hernandezit do të ishte “bast” suksesi në Mynih.

Kontrata e Theos me gjigantët italianë përfundon në verën e vitit 2026 dhe mediumi ekspert i “transfermarkt” e vlerëson kartonin e 26-vjeçarit me 55 mln euro.

Bajerni është i gatshëm të shkojë përtej kuotës së mësipërme duke ofruar 70 milionë euro, pasi zhvendosja e Dejvisit do “frynte” arkat e gjermanëve në verë, ku duhet marrë parasysh fakti se lojtari në fjalë është i lidhur me kalimin te Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here