Akordi shumë pranë, Milan huazon yllin e Newcastle

Milan ka gati goditjen e rradhës në merkato.

Milani duket se është gati për një lëvizje të bujshme në merkato, me kuqezinjtë që po bëjnë gati planin për të transferuar sulmuesin e Newcastle, Callum Wilson.

Lajmin e ka bërë me dije “Daily Mail”, që raporton se sulmuesi anglez e ka pasur ëndërr një kalim te “Djalli”.

Sipas prestigjiozes britanike, Milani është shumë afër një akordi me klubin e “qymyrxhinjve” për ta huazuar këtë muaj 31-vjeçarin.

Gjithsesi për kuqezinjtë nuk do të jetë e lehtë, sepse një tjetër ofertë për huazim ka ardhur në zyrat e Njukasëllit, me Atletikon e Madridit që gjithashtu është interesuar për Uillson.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here