Largimi i Sergej Milinkovic-Savic ka varfëruar futbollin e Serisë A, por mesfushori mund të kthehet në Itali verën e ardhshme.
Sipas Tuttosport, mesfushori duket se është lodhur që tani nga Arabia Saudite pavarësisht rrogës 20 milionë në sezon që merr tek Al Hilal.
Duket se në javët e fundit, futbollisti i ka kërkuar përfaqësuesve të tij që ta kthejnë në Europë verën e ardhshme dhe Seria A është gati ta mirëpresë.
Gjithmonë sipas Tuttosport, Juventus është vënë që tani në lëvizje për ish-yllin e Lazio-s, i cili sezonin e ardhshëm mund të zbarkojë në Torino.
Arratisja e kampionëve nga Arabia Saudite mund t’u dhurojë shuimë gëzime edhe klubeve italiane.