Lajm bombastik nga Italia, De Ligt tek rivalët e Juventusit.
Qendërmbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt sezonin e ri nuk e ka nisur mirë, pasiqë ka rënë në plan të dytë.
Pas transferimit të Kim Min-Jae, trajneri i Bavarezëve Tuchel preferon që në mbrojtje të luaj me koreanin dhe Upamecanon.
De Ligt ka luajtur vetëm 616 minuta këtë sezon dhe holandezi dëshiron largimin nga Bayerni në janar.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se De Ligt mund të rikthehet në Serie A.
Sipas Calcio Mercato, Milan kërkon të përfitojnë nga kjo mundësi dhe synon huazimin e holandezit deri në fund të sezonit.
Bisedimet pritet të fillojnë ditët në vijim dhe De Ligt mund ta vesh fanellën e Rosonerëve.