Roma është shumë pranë një transferimi befasues në afatin kalimtar të janarit.
Mbrojtësi i majtë spanjoll, Angelino është një hap larg huazimit te Roma për gjashtë muajt e ardhshëm.
Kryeqytetasit ishin shumë pranë huazimit të Bakker nga Atalanta, por në fund u shfaq mundësia të marrin Angelinon dhe nuk kanë hezituar.
Spanjolli ka qenë i huazuar te Galatasaray nga RB Leipzig, por huazimi te gjiganti turk do të ndërpritet dhe ai do të vazhdoj karrierën te Roma.
Angelino deri më tani ka luajtur 19 ndeshje në ligë dhe kupë në Turqi. Në marrëveshjen aktuale detyrimi për të shlyer do të vihej në paraqitjen e 20-të dhe duke pasur parasysh që Angelino është tashmë 27 vjeç, Galatasaray ka vendosur të mos e lërë më të dalë në fushë.
Marrëveshja me lojtarin është e plotë, tani duhet që Roma të arrijë një marrëveshje me Leipzig, i cili nuk do të kishte asnjë problem për të lënë lojtarin të shkoj si huazim te Roma.
Sipas asaj që ka konfirmuar Calciomercat, 48 orët e ardhshme janë vendimtare që huazimi i Angelinos të kompletohet te Roma.