Lajm bombastik nga Spanja, Arda Guler te gjiganti italian.
Talenti turk, Arda Guler, bëri bujë të madhe verën e kaluar kur iu bashkua Realit për 20 milionë euro.
Për Guler ishin në garë disa gjigantë europian, por në fund turku zgjodhi Reali. 18-vjeçari nuk e ka nisur mirë aventurën në Madrid, pasiqë ka pësuar tre lëndime rradhazi.
Guler debutoi me Realin në Copa Del Rey kundër Arandina, ndërsa në Superkupën e Spanjës luajti vetëm 8 minuta.
Drejtuesit e Realit po mendojnë për huazimin e Guler dhe sipas raportimeve të fundit nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani.
Milani ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin pas huazimit të Brahim Diaz, i cili u ngrit si futbollist pikërisht me fanellën e Rosonerëve.