Milan koleksionoi një barazim zhgënjyes në javën e 22 të Serie A, teksa kuqezinjtë u ndalën në shtëpi nga Bologna.
Ndeshja e zhvilluar në San Siro u mbyll me rezultatin 2-2, me vendasit që shpërdoruan edhe dy penallti.
Milani dhe Stefano Pioli do ti ndajnë rrugët pas përfundimit të sezonit dhe drejtuesit e kanë pikasur trajnerin e ri.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit dëshirojnë që t’ia besojnë drejtimin e skuadrës strategut gjerman, Jurgen Klopp.
Klopp ka konfirmuar largimin nga Liverpooli në verë, ndërsa vitin e kaluar në një intervistë për Rai 2, kishte deklaruar se i pëlqen kampionati italian dhe se është inspiruar nga puna e Arrigo Sacchit te Milani.