E bujshme: Leao largohet për €120m, Milan ka gjetur zëvendësuesin për €50m

Milan ka gjetur zëvendësuesin e Leaos.

Rafael Leao ka përfunduar në orbitën e PSG, të cilët e kanë vendosur sulmuesin si objektivin e tyre kryesor për merkaton e verës.

Ky lajm tani shton zërat edhe më shumë për largimin e mundshëm të Kylian Mbappes në fund të sezonit nga kryeqyteti francez dhe në anën tjetër një mundësi e mirë për Milanin që të fitojnë një shumë të majme parash.

Leao ka pasur vështirësi gjatë këtij sezoni, pasi nuk ka shënuar një gol në ligë që nga shtatori i vitit të kaluar dhe Milan po shpreson se ai do t’i jap fund kësaj serie negative së shpejti.

Sidoqoftë, ai ende numëron gjashtë gola dhe shtatë asistime dhe kjo ka bërë që interesim për të të shfaqin disa klube në Europë.

PSG ka dy opsione për ta transferuar Leaon. Opsioni i parë është që ta paguajnë klauzolën e portugezit prej 175 milionë eurove pa negociuar fare me Milanin, ndërsa opsioni i dytë është që të negocijojnë me Rosonerët.

Për ta lënë të lirë Leaon, Milan kërkon më së paku 120 milionë euro, ndërsa Rosonerët tashmë kanë piketur zëvendësuesin e portugezit.

Sipas Calciomercato, në rast se Leao largohet, Milan do të hidhet në sulm për transferimin e sulmuesit të Athletic Bilbao, Nico Williams.

Williams po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 5 gola dhe 10 asistime në 24 ndeshje, ndërsa klauzola e tij është 50 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here