BOMBA E VERËS: Conte transferon te Milani yllin e Juventusit

Milani i madh po kthehet, zbulohet goditja e parë e Contes si trajner i Rosonerëve.

Antonio Conte do të jetë trajneri i Milanit sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që kanë zbuluar mediat italiane së fundmi, të cilat raportojnë se tekniku italian ka pranuar që të ulet në krye të stolit kuqezi.

TeleLombardia bënë me dije se 54-vjeçari ka pasur një bisedë me Zlatan Ibrahimovic dhe ka rënë dakord me propozimin e bërë nga suedezi.

Conte do të zërë vendin e Stefano Piolit, i cili pritet të largohet në fund të sezonit nga Milani, për t’i lënë vendin bashkëkombësit të tij.

TeleLombardia, ka shkuar edhe më tutje duke zbuluar përforcimin e bujshëm të Contes te Milani.

Sipas Telelombardia, Conte ia ka kërkuar drejtuesve të Milanit transferimin e sulmuesit të Juventusit, Federico Chiesa.

Conte e ka piketuar Chiesan si zëvendësuesin ideal të Leaos. Kontrata e Chiesas me Juventusin skadon në vitin 2025 dhe zërat për largimin e tij në verë sa vijnë e shtohen.

Vlera e Chiesas në treg është rreth 50 milionë euro, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë me paratë e arkëtuara nga shitja e Leaos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here