MILANI I MADH PO KTHEHET: Conte transferon pesë yje për €200m

Revolucion te Milani, Conte transferon pesë yje në San Siro.

Antonio Conte është në rrugën e duhur për t’u bërë trajneri i ri i Milanit. Presidenti Gerry Cardinale është angazhuar personalisht së fundmi në skuadër duke shkarkuar drejtorin Giorgio Furlani pasi ky i fundit kërkoi konfirmimin e Stefano Piolit në pankinë.

Në Itali e bëjnë të sigurtë largimin e Piolit dhe emërimin e Contes, i cili është dëshirë e Ibrahimovic, krahu i djathtë i Cardinales.

Të dyja palët kanë rënë dakord dhe e pëlqejnë një bashkëpunim mes tyre dhe tekniku italian ka nisur të japë kërkesat e para.

Te Milani i tij, Conte kërkon plot 5 lojtarë të rinj. Emrat e bujshëm janë Romelu Lukaku dhe Federico Chiesa.

Transferimi i tyre në Milano, do të ketë një reagim të fortë nga tifozeritë e Interit dhe Juvens.

3 emrat e tjerë që Conte ka propozuar janë kampioni i botës me Argjentinën, Rodrigo De Paul, kapiteni i Napolit, Giovanni Di Lorenzo dhe mbrojtësi i talentuar italian i Torinos, Alessandro Buongiorno.

Transferimet e tyre Milani do t’i financoj nga shitja e Rafael Leaos, Charles De Ketelaere dhe Alexis Saelemaekers.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here