HERE WE GO, Inter siguron super përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.
Mehdi Taremi do të jetë pjesë e Interit sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e nënkampionëve të Europës kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin iranian.
31-vjeçari, emri i të cilit është lidhur në të kaluarën me Milanin, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Porton. Klub ku bën pjesë prej gushtit të vitit 2020.
Taremi ka një eksperiencë të madhe mbi supe, teksa me fanellën e kombëtares së Iranit numëron 46 gola në 82 ndeshje.
Një përforcim i rëndësishëm në sulm për trajnerin Inzaghi, ndërkohë që Interi siguron përforcimin e radhës pa shpenzuar asnjë cent për kartonin e lojtarit.