Arrihet marrëveshja, Milan siguron goditjen e parë për merkaton e verës

Milan siguron përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Milan vazhdon të mendojë për merkaton, me klubin që ka si objektiv kryesor përforcimin e mbrojtjes.

Mediet italiane kanë raportuar se tashmë “kuqezinjtë” kanë arritur marrëveshje verbale me qendërmbrojtësin anglez, Lloyd Kelly.

Kelly po luan sezonin e pestë me Bournemouth dhe shihet me perspektivë nga italianët.

25-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe në San Siro do të transferohet me parametra zero.

Këtë sezon Kelly numëron 15 ndeshje me Bournemouth dhe ka realizuar 1 gol.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here