Drejtuesit e Juventus-it po punojnë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, veçanërisht mes mesfushës dhe sulmit.
Për këtë do të jetë thelbësore të kuptohet e ardhmja e Chiesa-s, me Juventus-in që shikon në shtëpinë e Lazio-s për të gjetur zëvendësuesin e mundshëm.
Përveç Felipe Anderson, Giuntoli ka vënë sërish në shënjestër Zaccagni, i cili ka qenë një obsesion i vjetër i drejtuesit të bardhezinjve që nga koha e tij te Napoli.
Futbollisti italian aktualisht është larg një rinovimi me pronarin Lotito dhe mund të largohet nga kryeqyteti italian një vit para afatit për 15-20 milionë euro.
Për më tepër, nënshkrimi i Zaccagni do të ndihmonte që arkat e Juventusit të merrnin frymë duke qenë se ai fiton gjysmën e rrogës në krahasim me Chiesa-s. Një situatë që padyshim duhet të monitorohet, si dhe rastet e tjera në mes të fushës.
Përveç të rinjve të shumtë dhe linjës së gjelbër që klubi po ndjek, Juve duhet të shtojë përvojën ndërkombëtare me kthimin në kompeticionet në Europë.
Në mesfushë mbeten në radar Kroos dhe Jorginho: gjermani nuk ka rinovuar ende me Real Madridin, ndërsa italo-braziliani do të lirohej në verë nëse Arsenali nuk do të aktivizonte opsionin e rinovimit.
Manovrat e mëdha sapo kanë filluar në Continassa.