Cardinale hap thesin, Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.
Milan vazhdon të mendojë për merkaton, me klubin që ka si objektiv kryesor përforcimin e mbrojtjes.
Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon në verë transferimin e qendërmbrojtësit të Barcelonës, Jules Kounde.
Drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur që ta nxjerrin në shitje Kounden dhe Rosonerët synojnë afrimin e tij në San Siro.
Barcelona kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë francezin, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë.