Milan ka gjetur zëvendësuesin e Leaos.
Pas konfirmimit se Mbappe do të largohet nga PSG, Rafael Leao ka përfunduar në orbitën e Parisienëve, të cilët e kanë vendosur sulmuesin si objektivin e tyre kryesor për merkaton e verës.
Ky i fundit ka një klauzolë (e vlefshme deri më 15 korrik) largimi prej 175 milionë eurosh, por klubi mund ta ulë çmimin deri në 140-150.
Sigurisht, portugezi ka një ndikim madhor te “Djalli” dhe do të zëvendësohet në mënyrën e duhur. Një nga emrat për ta pasuar është ai i Federico Chiesa.
27-vjeçarit i skadon kontrata pas një viti dhe mund të shitet për 30-40 milionë euro.
6 gola dhe dy asiste në 19 prezencat sezonale janë një kartëvizitë e mirë ashtu siç janë edhe karakteristikat e tij pasi mund të luajë në 4-3-3 dhe 4-2-3-1, ose e thënë ndryshe skemat që Pioli ka përdorur shpesh.
Edhe në rast zbarkimi të Antonio Contes te kuqezinjtë, Kieza mund të përdoret si anësor ose sulmues i dytë në një 3-5-2-shi hipotetik.