Milan koleksionoi një humbje zhgënjyese në javën e 25-të Serie A, teksa kuqezinjtë u mposhtën nga Monza.
Ndeshja e zhvilluar në Brianteo u mbyll me rezultatin 4-2 dhe Rosonerët nuk arritën të përfitojnë nga gafa e Juves për tu ngjitur në pozitën e dytë.
Milani dhe Stefano Pioli do t’i ndajnë rrugët pas përfundimit të sezonit dhe drejtuesit e kanë pikasur trajnerin e ri.
Sipas raportimeve të fundit, Antonio Conte ishte objektivi kryesorë i Rosonerëve, por 54-vjeçari është pranë emërimit si trajner te Bayerni.
Calciomercato, shkruan se Milan tani ka kthyer vëmendjen kah Thiago Motta dhe trajneri aktual i Bolonjës është kandidati kryesorë për ta pasuar Stefano Piolin.