Nuk përbën më lajm që stadiumi “Xhuzepe Meaca” është i tejmbushur në çdo ndeshje që luan Interi.
Edhe këtë herë, kundër Atletikos së Madridit pritet që tifozët të japin një mbështetje të madhe për futbollistët.
Lajmi është që nga dueli i mbrëmjes së sotme, skuadra zikaltër pritet që të arkëtojë afro 9 milionë euro duke u shndërruar në ndeshjen e dytë të historisë që sjell më shumë të ardhura për Interin. Për shifrën zyrtare duhet të presim përfundimin e sfidës.
Ndeshja e parë që ka arkëtuar më shumë të ardhura ka qenë gjysmëfinalja e vitit të kaluar mes Interit dhe Milanit që solli në arkat e klubit 12.5 milionë euro.
Për Interin, kjo ndaj Atletikos do të jetë e dyta. Ndërkohë që Milani ka arkëtuar 10.4 milionë euro në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Interit sezonin e kaluar dhe ndaj Totenhemit në shkurtin e vitit 2023 ku arriti të merrte 9.1 milionë euro.