BOMBA E VERËS: Theo Hernandez te Bayerni, ndërsa ylli i Bavarezëve te Milani

Lajm bombastik, Milan dhe Bayern kanë gati shkëmbimin spektakolarë.

Theo Hernandez është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Bayern Munich, me gjigandët e Gjermanisë që e shohin francezin si zëvendësuesin e duhur të Alfonso Davies, me këtë të fundit që pritet të transferohet te Reali i Madridit në verën e ardhshme.

Edhe pse dëshira e 26-vjeçarit francez është që të vazhdojë në “San Siro”, duket se Milani nuk e sheh atë si të pashitshëm.

Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit kuqezi, “Djalli” është gati të negociojë me çdo klub që kërkon shërbimet e Theos, nëse oferta e tyre e parë është minimumi 100 milionë euro.

Tuttosport, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar se Bayern ka gati ofertën joshëse për Milanin.

Sipas Tuttosport, Bayerni do ta aktivizojë opsionin e blerjes prej 40 milionë eurove për Joshua Zirkzee, i cili është objektivi kryesorë i Milanit për merkaton e verës.

Në këtë mënyrë Bavarezët do t’ia ofrojnë Milanit kartonin e Zirkzee dhe 50 milionë euro në këmbim të Theos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here