E BUJSHME: Pioli në verë merr drejtimin e gjigantit italian

Lajm bombastik nga Italia, Pioli largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.

Aventura e Stefano Piolit në krye të Milanit duket se do të përfundojë në fund të sezonit aktual.

Rezultatet zhgënjyese kanë bindur pronarët e kuqezinjve të ndryshojnë në fundin e sezonit.

Napoli nuk po gjen rehat këtë sezon me trajnerët. Drejtuesit janë në kërkim të një timonieri të ri që mund t’i besojnë skuadrën për sezonin e ri. Në këtë mënyrë a nisur puna, ku disa emra janë në listë.

Antonio Conte është “ëndrra” e napolitanëve, por kjo pistë duket shumë e vështirë për t;u realizuar.

Përveç trajnerit italian një kandidat është edhe timonieri aktual i Fiorentinës, Vincenzo Italianon. Ky i fundit pëlqehet shumë nga Aurelio de Lautentiis për shkak të lojës ofensive që zhvillon me skuadrën “vjollcë”.

Por gjithsesi në “pole – position” sipas mediave italiane qëndron Stefano Pioli. Kujtojmë se Pioli ka kontratë të vlefshme me Milan deri në qershor të vitit 2025.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me stolin e Napolit, i cili aktualisht drejtohet nga Calzona Francesco.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here