Inter-i është i papermbajtshëm në këtë sezon dhe gati për të fituar titullin e 20-të historinë e klubit.
Zikaltrit do të sfidojnë Atalantën të mërkurën në mbrëmje dhe në rast fitoreje do të shkojnë 12 pikë perpara Juventusit.
Interi që jo vetëm udhëton shpejt në kampionat, por ka edhe mundësine për të ecur përpara në Europë dhe për të ripershkuar ecurine pozitive te sezonit te kaluar ne Champions League të vitit të kaluar.
Rezultate të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.
Dhe drejtori ekzekutiv i milanezëve, siç e dimë, tashmë po punon për të përgatitur një skuader po aq konkurruese për vitin e ardhshem. Me perforcimin e pare që është konfirmuar zyrtarisht.
Inter-i, siq e dimë, e ka ndjekur nga afër Mehdi Taremin dhe po pergatitet ta marre me kosto zero. Konfirmimi vjen edhe nga presidenti i Porto-s, Pinto Da Costa, i cili foli për sulmuesin iranian.
Në një takim publik te zhvilluar në Porto, i pyetur për këtë temë, Da Costa në fakt njoftoi se Taremi do të jetë lojtari i ardhshem i Interit.
“Ai eshte nje lojtar i rëndesishëm, por ne nuk mund te bejme më asgje për këtë”, shpjegoi ai.
Prandaj, edhe një herë Marotta konfirmon instinktin e tij te madh për parametrat zero.
Dhe sulmuesi ndoshta nuk do të jetë i vetmi, duke qenë se Zielinski ka shumë të ngjare të ndjeke shembullin e tij.