Lajm i bujshëm nga Italia, Milan transferon yllin e rivalëve.
Gazetari italian Carlo Pellegatti ka thënë se menaxheri i Tammy Abraham është takuar me drejtuesit e Milanit në selinë e kuqezinjve.
Abraham aktualisht është jashtë fushës me një dëmtim në gju dhe pritet të rikthehet në fushë në javët e ardhshme. Ai nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga qershori 2023.
Sipas gazetarit italian Carlo Pellegatti, një nga reporterët më me përvojë të Milanit në Itali, menaxheri i sulmuesit udhëtoi në Milano gjatë ditëve të fundit për të takuar drejtuesit e klubi milanez.
Pellegatti tha përmes kanalit të tij në YouTube se çmimi i kërkuar i Romas për Abrahamin është 30 milionë euro, por kuqezinjtë janë të vetëdijshëm se ish-yllit të Chelseat do t’i duhet kohë për t’u rikthyer në formë.
Milani pritet të nënshkruajë me një qendërsulmues të ri për sezonin 2024-25 dhe raportet e shumta thonë se Joshua Zirkzee i Bologna është objektivi i tyre kryesor për sezonin e ardhshëm.
Mbetet për t’u parë nëse Olivier Giroud do të qëndrojë në Milano përtej verës pasi kontrata e francezit skadon në qershor dhe disa klube nga SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë në kontakt me 37-vjeçarin.