Leao largohet për €150m, Milan transferon pasuesin për €60m

Milan ka gjetur zëvendësuesin e Leaos.

Milan po mendon për sezonin e ri, teksa gjatë verës pritet të ndodhin disa ndryshime të rëndësishme.

Reparti sulmit mbetet kryefjalë, me Paris Saint-Germain që vazhdon të ndjekë me interes Rafael Leao-n, me francezët që e shohin si pasuesin ideal të Mbappe, teksa Giroud ende nuk ka rinovuar dhe zërat për largimin e tij drejtë MLS po shtohen nga dita në ditë dhe Jovic ende nuk ka bindur drejtuesit.

Në këtë situatë, “kuqezinjtë” po studiojnë tregun dhe kanë kthyer fokusin nga Sportingu Lisbonës, skuadër me të cilën italianët kanë pasur marrëdhënie edhe në të kaluarën.

Viktor Gyokeres është kthyer në objektivin e merkatos, me Milan që e sheh atë si të duhurin për të përforcuar repartin e sulmit, por duhet theksuar se për shërbimet e 25-vjeçarit janë disa skuadra në garë.

Suedezi po kalon një super sezon të Sporting, me Gyokeres që ka shënuar 27 gola në 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 60 milionë euro dhe sulmuesi ka kontratë me portugezin deri në verën e vitit 2028.

Klubi pritet që të bëjë kontaktin e parë për shërbimet e sulmuesit, kjo edhe për tu parë se sa reale janë mundësit për këtë transferim.

Sa i përket emrave, në shtëpinë e “kuqezinjve” nuk mungojnë edhe alternative të tjera si, Zirkzee, David dhe Sesko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here