Allegri bën gati valixhet, Juventus ka gjetur trajnerin e ri.
Juventusi u mposht 2-1 përballë Napolit në “Diego Maradona” dhe tashmë rrezikon të humbë edhe vendin e dytë.
Me Milanin që ndodhet vetëm një pikë larg. Ndërkohë që Interi mund të çojë distancën në 15 pikë nëse fiton ndaj Genoas.
E ardhmja e Allegrit te Juventusi është në pikëpyetje dhe në verë 56-vjeçari pritet të largohet nga Zonja e Vjetër.
Biankonerët janë në kërkim të trajnerit të ri dhe sipas raportimeve të fundit Giuntoli e ka gjetur atë.
Sipas Calciomercato, Giuntoli ka kontaktuar Zinedine Zidane rreth mundësisë që ky i fundit ta merr drejtimin e Juventusit në verë.
Zidane është i lidhur për një kohë të gjatë me Juventusin, ndërsa disa ditë më parë francezi deklaroi se do t’i pëlqente ta drejtonte një skuadër në Serie A.
Kjo deklaratë e Zidane ka ndezur edhe më tepër zërat që e lidhin atë me Juventusin.