Nuk është PSG, Leao largohet nga Milani për €150m

Oferta prej 150 milionë eurove ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.

Rafael Leao, është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pas zërave për largimin e tij nga Milani në verë.

Leao ka përfunduar në orbitën e PSG, pasiqë Kylian Mbappe ia konfirmuar Parisienëve largimin e tij.

Sulmuesi portugez ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, ndërsa klauzola e tij është 175 milionë euro, por Rosonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë Leaon për një shifër më të ulët.

Portali spanjoll i njohur për transferime Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Manchester City është i gatshëm të ofrojë 150 milionë euro për kartonin e Leaos.

Leao është objektivi kryesorë i Citizens për merkaton e verës dhe te Milan janë të hapur ta lënë të lirë portugezin për një shifër të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here