Derbi në merkato, Milan ia rrëmben Juventusit objektivin e merkatos.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Si Juventusi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mesfushori, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” në merkaton e ardhshme verore.
Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan është përfshirë në garë për mesfushorin e Nice, Khephren Thuram.
Skadimi i kontratës aktuale midis Khephren Thuram dhe Nice, i planifikuar për 30 qershor 2025, mund të luajë në favor të Milanit.
Klubi transalpin, megjithatë, nuk duket gati të bëjë shumë zbritje në krahasim me 40 milionë eurot e kërkuara për çmimin.