Inter nuk ka të ndalur, zikaltrit kanë gati dy goditjet e rradhës.
Inter-i është i papermbajtshëm në këtë sezon dhe gati për të fituar titullin e 20-të historinë e klubit.
Rezultate të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.
Dhe drejtori ekzekutiv i milanezëve, siç e dimë, tashmë po punon për të përgatitur një skuader po aq konkurruese.
Inter ka siguruar tashmë shërbimet e Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremit për sezonin e ardhshëm, ndërsa sipas raportimeve të fundit Marotta ka gati edhe dy goditje për merkaton e verës.
Sipas Calciomercato, drejtuesit e Interit po punojnë për transferimin e Alessandro Buongiornos nga Torino dhe Albert Gudmundsson nga Genoa.
Për të siguruar shërbimet e dyshes, Inter do të duhet të paguaj 60 milionë euro.