Kryevepër nga Marotta: Thuram largohet për €80m, Inter transferon tre yje

Kryevepër nga Marotta, largohet Thuram, vijnë tre yje të tjerë.

Inter-i është i papermbajtshëm në këtë sezon dhe gati për të fituar titullin e 20-të historinë e klubit.

Rezultate të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.

Beppe Marotta, siç ka bërë shpesh prej disa vitesh, është vën në lëvizje shumë më herët, duke siguruar dy lojtarë si Zielinski dhe Taremi, natyrisht me kosto zero.

Megjithatë, Inter-i nuk ka ndërmend të ndalet sepse synon të ketë një skuadër shumë të fortë për të qëndruar në majat e futbollit europian.

Sipas raportimeve të fundit, Inter mund të sakrifikojë Marcus Thuram, i cili ka përfunduar në orbitën e PSG, me Parisienët që janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro.

Në rast se Thuram largohet, Marotta synon të transferojë te Interi tre yje: Jonathan David, Albert Gudmundsson dhe Alessandro Buongiorno.

Agjenti i David ishte disa ditë më parë në Milano, duke ndezur kështu edhe më tepër zërat për transferimin e kanadezit te Interi.

Sa i përket dyshes Gudmundsson-Buongiorno, zikaltrit kanë marrë dritën jeshile nga dyshja dhe tani mbetet që të arrihet marrëveshjet me klubet e tyre.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here