Kryevepër nga Marotta, largohet Thuram, vijnë katër yje të tjerë.
Një vit më vonë, ajo që ndodhi me André Onana, portier i nënshkruar si transferim i lirë dhe më pas u shit te Manchester United një sezon më vonë për gati 60 milionë euro, mund të ndodhë sërish tek Interi.
Gazeta “Tutto Sport” e shkruan këtë, kur flet për Marcus Thuram, sulmuesin francez i ardhur verën e kaluar pas skadimit të kontratës me ‘Gladbach’. Në kontratën e Thuram ka një klauzolë prej 95 milionë euro, por me një ofertë prej 80 milionë, klubi zikaltër do t’i jepte dritën jeshile shitjes së tij për të financuar merkaton në hyrje.
Në listën e dëshirave të Marotta janë katër objektiva kryesorë për momentin: Albert Gudmundsson nga Genoa, Alessandro Buongiorno nga Torino, portieri Bento nga Athletico Paranaense dhe Aaron Wan-Bissaka nga Manchester United.