Kryevepër nga Ibrahimovic, largohen Maignan-Bennacer, vijnë katër yje të tjerë.
Milani vazhdon të punojë për sezonin e ardhshëm dhe në verë pritet të ndodhin disa ndryshime në skuadër.
Sipas raportimeve të fundit Milan do të sakrifikojë dyshen Maignan-Bennacer për ta financuar merkaton.
Nga shitja e Maignan-Bennacer, Rosonerët do të arkëtojnë më së paku 100 milionë euro, para të cilat do të financojnë afrimin e katër yjeve.
Për portën Ibrahimovic ka piketuar Buongiornon, Benton dhe Kepan. Afrimi i portierit të ri nuk do të tejkalojë shumën e 20 milionë eurove.
Për repartin e mbrojtjes Milan po ndjek Alessandro Bungiornon dhe Kim Min-jae. Për qendërmbrojtësin e ri Rosonerët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 milionë euro.
Për repartin e mesfushës, Milan po punon për afrimin e Pierre-Emile Hojbjerg i cili pritet ti kushtojë Rosonerëve 20 milionë euro.
Sa i përket sulmit, objektivi kryesorë mbetet Joshua Zirkzee, me holandezin që ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar në San Siro.