Nuk mbaron me Zielinski-Taremi, Marotta transferon edhe tre yje te Interi

Inter pa frena në merkato.

Inter-i është i papermbajtshëm në këtë sezon dhe gati për të fituar titullin e 20-të historinë e klubit.

Rezultate të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.

Beppe Marotta, siç ka bërë shpesh prej disa vitesh, është vën në lëvizje shumë më herët, duke siguruar dy lojtarë si Zielinski dhe Taremi, natyrisht me kosto zero.

Megjithatë, Inter-i nuk ka ndërmend të ndalet sepse synon të ketë një skuadër shumë të fortë për të qëndruar në majat e futbollit europian.

Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e tre yjeve të tjerë në merkaton e verës.

Zikaltrit po punojnë për transferimin e Albert Gudmundsson, Mario Hermosos dhe Alessandro Buongiornos.

Hermoso do të jetë një tjetër goditje me kosto zero, ndërsa për Gudumudsson dhe Buongiorno, Inter do të shpenzojë 60-70 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here