Njoftoi largimin nga Reali, Nacho transferohet tek gjiganti italian me kosto zero

Nacho Fernandez ka luajtur gjithmonë me vetëm një skuadër: Realin e Madridit.

Mbrojtësi ka dalë nga akademia e “Los Blancos”, teksa prej vitit 2012 është pjesë e skuadrës së parë.

Periudhë gjatë së cilës ka fituar 23 trofe, ku bien në sy pesë medaljet e Champions League. 34-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin e jetës.

Rinovim nuk do të ketë, me mbrojtësi që ka njoftuar drejtuesit e Realit që do të largohet në fundin e sezonit. Pasi dëshiron të provojë një tjetër eksperiencë në karrierën e tij.

Disa klube nga La Liga janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë për ta bërë pjesë të tyren, por ka edhe sirena italiane.

Interi, klub gjithmonë i gatshëm për të përfituar nga lojtarët pa kontrata, është i interesuar për shërbimet e kapitenit të skuadrës së Carlo Ancelottit.

Kampionët e ardhshëm të Italisë tentuan afrimin e lojtarit të lindur në Madrid edhe gjatë verës së kaluar, por mungoi marrëveshja.

Marotta shpreson që një gjë e tillë të ndodhë këtë verë. Për t’i dhuruar teknikut Simone Inzaghi një përforcim plot eksperiencë në prapavijë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here