Zikaltrit për shopping në Madrid.
Inter-i është i papermbajtshëm në këtë sezon dhe gati për të fituar titullin e 20-të historinë e klubit.
Rezultate të rendësishme, që rjedhin nga puna e madhe e trajnerit, por edhe ajo e drejtuesve, me Marotta-n që bëri pjesen e tij në ndertimin e nje ekipi që ishte në lartësinë e detyres në çdo rast.
Beppe Marotta, siç ka bërë shpesh prej disa vitesh, është vën në lëvizje shumë më herët, duke siguruar dy lojtarë si Zielinski dhe Taremi, natyrisht me kosto zero.
Megjithatë, Inter-i nuk ka ndërmend të ndalet sepse synon të ketë një skuadër shumë të fortë për të qëndruar në majat e futbollit europian.
Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e dyshes së Realit. Bëhet fjalë për Nacho Fernandez dhe Dani Ceballos.
Nacho njoftoi largimin nga Reali në fund të sezonit dhe Marotta ka filluar të punojë për transferimin e tij në Milano me parametra zero.
Sa i përket Ceballos, Reali kërkon vetëm 8 milionë euro për kartonin e tij dhe Marotta synon të përfitojë nga kjo mundësi.